Aksidentohet 15-vjeçari me biçikletë elektrike në Vlorë

Aksidentohet 15-vjeçari me biçikletë elektrike në Vlorë

Një adoleshent 15-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme me biçikletë elektrike në qytetin e Vlorës. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se adoleshenti ka pësuar dëmtim në këmbë pasi ra nga biçikleta elektrike me të cilën po lëvizte. Po ashtu, në njoftim, Policia ngre alarmin duke thënë se gjatë muajve të fundit në Vlorë janë shënuar 10 raste aksidentesh, ku kanë mbetur të dëmtuar fëmijë dhe adoleshentë që përdorin biçikleta dhe motorë elektrikë. Njoftimi i Policisë: Adoleshent 15-vjeçar aksidentohet me biçikletë elektrike në Vlorë Një 15-vjeçar ka pësuar dëmtim në këmbë pasi ra nga biçikleta elektrike me të cilën po lëvizte. Ngjarja ka ndodhur sot në Vlorë, ku menjëherë pas aksidentit në vend ka mbërritur ambulanca që transportoi të miturin drejt spitalit për trajtim...