Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale…arrestohet 49-vjeçarja

Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale…arrestohet 49-vjeçarja

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 49-vjeçare të shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”. Sipas uniformave blu mësohet se kjo shtetase i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari dhe ka bashkëpunuar me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasen në kërkim A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Shtetasja A. H., ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe...