Donald Trump: Unë dhe Netanyahu jemi heronj lufte

Donald Trump: Unë dhe Netanyahu jemi heronj lufte

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti veten “hero lufte” të martën duke iu referuar sulmit ajror që urdhëroi kundër objekteve bërthamore të Iranit. Gjatë një interviste në emisionin radiofonik të prezantuesit konservator Mark Levin, Trump tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte gjithashtu “një hero lufte” për shkak të bashkëpunimit mes tyre. “Ai është një hero lufte. Mendoj se edhe unë jam”, tha Trump. “Askush nuk interesohet. Por edhe unë jam. Dua të them, unë i dërgova ato aeroplanë.” Presidenti dukej se po i referohej sulmit që urdhëroi ndaj objekteve bërthamore nëntokësore të Iranit në qershor, në një përpjekje për të zhdukur programin bërthamor të Teheranit. Netanyahu ka qenë subjekt i një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që nga nëntori i kaluar për krime...