Vendbanime në Bregun Perëndimor, Izraeli miraton planet për ndërtime, “shuhet” shteti palestinez

Vendbanime në Bregun Perëndimor, Izraeli miraton planet për ndërtime, “shuhet” shteti palestinez

Izraeli ka miratuar  projektin për ndërtimin e një vendbanimi në Bregun e pushtuar Perëndimor, që në praktikë do të ndante territorin palestinez në dy pjesë. Ky projekt, sipas palestinezëve dhe grupeve për të drejtat e njeriut mund të shuajë shpresat për një shtet palestinez në të ardhmen. Zhvillimi i vendbanimit për kolonët, që është një hapësirë e hapur toke në lindje të Jerusalemit,  ka qenë në shqyrtim për më shumë se dy dekada, por projekti u ngri për shkak të presionit të Shteteve të Bashkuara gjatë administratave të kaluara. Komuniteti ndërkombëtar gjerësisht konsideron se ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor është i paligjshëm. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kundërshtuar idenë e krijimit të një shteti palestinez dhe është zotuar se do të mbajë...