Analiza nga CNN: Plani i Izraelit për vendbanimet në Bregun Perëndimor mund të “varrosë” perspektivën e një shteti palestinez. Ja pse

Analiza nga CNN: Plani i Izraelit për vendbanimet në Bregun Perëndimor mund të “varrosë” perspektivën e një shteti palestinez. Ja pse

Izraeli ka dhënë miratimin përfundimtar për një plan tepër të diskutueshëm që parashikon ndërtimin e mijëra njësive të reja banimi në zonën e pushtuar të Bregut Perëndimor, një lëvizje që praktikisht ndan territorin palestinez në dy pjesë dhe bllokon mundësinë e një shteti të vazhdueshëm palestinez. Plani për ndërtimin në zonën E1, në lindje të Jerusalemit, ka qenë i ngrirë për dekada për shkak të kundërshtimeve të forta ndërkombëtare. Ndërtimi atje do të lidhte Jerusalemin me vendbanimin hebraik të Maale Adumim, duke e bërë të pamundur krijimin e një kryeqyteti palestinez në Jerusalemin Lindor, një element kyç për zgjidhjen me dy shtete. Megjithatë, ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, e konfirmoi projektin dhe deklaroi hapur se ky është synimi i tij: të eliminohet përfundimisht mundësia...