Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Romanca që kthehet në ferr! 19-vjeçari udhëtoi që të takonte të dashurën e tij, ajo e rrëmben dhe e shet për skllav, lirohet pas 4 muajsh
Një 19-vjeçar nga Kina ka rënë viktimë e një tradhtie të pabesueshme, pasi e dashura e tij 17-vjeçare e shiti si skllav në Myanmar. Sipas motrës së tij, i riu mendonte se kishte gjetur dashurinë e jetës në vajzën që njohu në një klub nate në vitin 2024. Ajo shfaqej në rrjete sociale me rroba dhe çanta luksoze nga stilistë të njohur – të cilat më vonë rezultuan të ishin false – duke pretenduar se ishte pasardhëse e një familjeje të pasur nga Myanmar dhe se prindërit e saj ishin menaxherë investimesh. Me këtë imazh mashtrues, 17-vjeçarja bindi të dashurin të nisej me të për një udhëtim jashtë vendit në Tajlandë dhe Myanmar, duke i premtuar se do ta ndihmonte të gjente punë. Në shkurt,...