Tronditëse në Francë! Dhunohej dhe poshtërohej përpara audiencës, 46-vjeçari vdes gjatë transmetimit live në rrjetet sociale

Tronditëse në Francë! Dhunohej dhe poshtërohej përpara audiencës, 46-vjeçari vdes gjatë transmetimit live në rrjetet sociale

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim pas vdekjes së një 46-vjeçari gjatë një transmetimi live në platformën Kick, ku ai shfaqej shpesh duke përjetuar dhunë dhe poshtërime. Ngjarja ndodhi në fshatin Contes, pranë Nicës, ku prokuroria ka urdhëruar autopsinë dhe ka hapur një procedim penal. Viktima, Raphael Graven, i njohur online si Jean Pormanove, ishte bërë i njohur në Kick për videot ku bashkë-transmetuesit e dhunonin apo e poshtëronin përballë audiencës. “Vdekja e Jean Pormanove dhe dhuna që ai ka pësuar janë absolutisht të tmerrshme,” shkroi në rrjetin X ministrja franceze për Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë Digjitale, Clara Chappaz. Platforma Kick France deklaroi se do të bashkëpunojë me autoritetet dhe se ka nisur një rishikim të përmbajtjes në Francë. Ndërkohë, të gjithë bashkë-transmetuesit që u...