Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Merkato Premier League/ Isak në luftë deklaratash me klubin e tij, Man. United synon mesfushorin e Realit, Chelsea në garë për mbrojtës
Merkato e Premier League është futur në javët vendimtare dhe tensioni është në kulm. Nga përplasjet e bujshme mes yjeve dhe klubeve, te përpjekjet e minutës së fundit për transferime të mëdha, çdo ditë sjell një “telenovelë” të re. Isak në konflikt të hapur me Newcastle Alexander Isak ka tronditur Newcastle me një deklaratë të fortë publike ku theksoi se “besimi është humbur” mes tij dhe klubit. Sulmuesi suedez, i përfshirë në ekipin ideal të sezonit të kaluar, ka kërkuar largimin, me Liverpool që po e ndjek nga afër. Newcastle, megjithatë, insiston se nuk ka premtuar shitjen e tij dhe i ka lënë një derë të hapur rikthimit. Camavinga në shënjestrën e Manchester United Në “Old Trafford”, Ruben Amorim kërkon forca të reja për mesfushën...