Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një personi dhe i vodhi celularin, arrestohet 49-vjeçarja e shpallur në kërkim

Nën masën ‘arrest në shtëpi’ ofroi marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një personi dhe i vodhi celularin, arrestohet 49-vjeçarja e shpallur në kërkim

Është arrestuar pas dy ditësh 49-vjeçarja e shpallur në kërkim në Durrës. Hetimet zbuluan se A. Hoxha, e cila ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, i kishte ofruar marrëdhënie seksuale një 44-vjeçari kundrejt pagesës. Ajo kishte bashkëpunuar edhe me 40-vjeçarin R. Lamnica, gjithashtu në masën arrest shtëpie, i cili i mori klientit 44-vjeçar, me dhunë, celularin dhe një shumë parash në banesë. Materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore. Hoxha dhe Lamnica qenë arrestuar në prill të këtij viti pas denoncimit të një klienti se e shantazhonin përmes fotove intime për të përfituar më shumë para. Njoftimi i policisë: Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçarja e shpallur në kërkim...