Tenton të djegë gruan me benzinë! Shifra alarmuese, 207 raste të dhunës në familje në një muaj

Tenton të djegë gruan me benzinë! Shifra alarmuese, 207 raste të dhunës në familje në një muaj

Një 42-vjeçar nga Tirana ka dhunuar dhe ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, vetëm se ajo kishte bërë sherr me vjehrrën. Burri i identifikuar si Alfred Llozhi u arrestua nga forcat e komisariatit nr 1 ndërsa gruaja u pajis me urdhër mbrojtje. Kjo është një ndër shumë episode të dhunës që përfundojnë në dyert e komisariateve. Top Channel mëson se dhuna në familje ka qenë mjaft shqetësuese javët e fundit. Vetëm këtë korrik në të gjithë vendin janë 207 raste, me 228 autorë, nga të cilët 81 arrestuar e ndaluar, 131 në gjendje të lirë  dhe 16 në kërkim, raporton gazetarja Dorjana Bezat. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti janë regjistruar 2672 raste të dhunës në familje, ku mbi një...