Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamjet: Ecim edhe në Durrës
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës, ndërhyrje që synojnë të rrisin cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve. ”Durrës, ecim”, shkruan Rama krahas pamjeve të çmontimit të strukturave të ndryshme të vendosura në shkelje nga subjektet private. Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin prej muajit korrik. Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi. Ky aksion ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje...