Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sulme masive ruse në Odesa, Ukraina përgjigjet dhe godet infrastrukturën energjitike të Rusisë
Rusia nisi një sulm masiv me dron në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa, ku u plagos një person dhe shkaktoi një zjarr të madh në një impiant karburanti. Një tjetër sulm u regjistrua gjatë natës në rajonin verior të Ukrainës, Sumy. Të paktën 14 persona, përfshirë një familje me tre fëmijë, mbetën të plagosur. Nga ana tjetër, Ukraina ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjitike të Rusisë, që ka rëndësi të madhe për Kremlinin, pasi nafta dhe gazi përbëjnë një të katërtën e të ardhurave totale të buxhetit rus. Sulmet ndodhën në një kohë përpjekjesh intensive nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.