Izraeli miraton projektin e vendbanimeve që ndan Bregun Perëndimor, Smotrich: Hap që fshin iluzionin e dy shteteve

Izraeli miraton projektin e vendbanimeve që ndan Bregun Perëndimor, Smotrich: Hap që fshin iluzionin e dy shteteve

Izraeli ka dhënë miratimin përfundimtar për projektin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor që në fakt do ta ndante territorin në dy pjesë dhe i cili, sipas palestinezëve dhe organizatave të të drejtave të njeriut, mund të minojë planet për një shtet të ardhshëm palestinez. Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich tha se miratimi i këtij projekti është “një hap të rëndësishëm që praktikisht fshin iluzionin e dy shteteve dhe konsolidon kontrollin e popullit hebre në zemër të Tokës së Izraelit”. Zhvillimi i vendbanimit në të ashtuquajturën zonë E1, një zonë e hapur në lindje të Jerusalemit, ka qenë në diskutim për më shumë se dy dekada, por është ngrirë për shkak të presionit të SHBA-së gjatë administratave të mëparshme. Projekti mori miratimin përfundimtar nga Komiteti i Planifikimit...