Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pioli “peshon” shanset e titullit: Allegri nuk do që ta them, por e ka një avantazh…
20 Gusht 2025 14:42 Alfred Lleshi Stefano Pioli, trajneri i Fiorentinës, ka folur për “La Repubblica”, ku ka prekur disa tema të rëndësishme, mes tyre edhe garën e titullit në Serie A që nis këtë fundjavë. Sipas Piolit, hierarkitë janë të qarta: “Napoli do ta diskutojë titullin me Interin dhe Milanin, edhe pse Allegri nuk do që ta them. Megjithatë, ai ka një avantazh të madh, sepse nuk luan në Kupat e Europës”. Trajneri vjollcë vlerësoi edhe prurjet e reja në pankinat e Serie A: “Më intrigon Cuesta te Parma, do të më bëjë përshtypje të përshëndes një koleg vetëm 30-vjeçar. I admiroj ata që arrijnë menjëherë standarde të larta, unë kam bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur deri këtu”. Në intervistë, Pioli...