Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Stramaccioni analizon Serie A: Jashari kushtoi shumë, sepse do të jetë Rodri i Milanit
Andrea Stramaccioni, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka folur për tre kampionët Luka Modric, Kevin De Bruyne dhe Edin Dzeko, të cilët kanë zgjedhur Serie A për fazën e fundit të karrierës së tyre: “Do të japin kontributin e tyre, pa dyshim. Janë profesionistë të jashtëzakonshëm, fizikisht i shoh ende mirë, nga ana mendore nuk lëshojnë asnjë centimetër. Tre fitues, që vijnë nga sezone ku kanë qenë protagonistë, të angazhuar në skuadra që kanë nevojë për cilësitë e tyre, qoftë titullarë apo duke hyrë nga stoli. Do të bëjnë shumë mirë”. Stramaccioni komentoi edhe ndryshimet në pankina, kësaj vere: “Chivu ka ndryshuar shumë pak, tek Interi i duhet zgjuarsi maksimale taktike. Pres një nisje të tij të fortë me dy sfidat në ‘San...