“Jam një nga më të mirët”; Mourinho mburret veçanërisht me triumfin e Tiranës

“Jam një nga më të mirët”; Mourinho mburret veçanërisht me triumfin e Tiranës

José Mourinho nuk harron dy vitet e gjysmë si trajner i Romës. “Special One” rikthehet të flasë për eksperiencën e tij te skuadra verdhekuqe, e kulmuar me triumfin në “Conference League” në 2022, në “Arena Kombëtare” të Tiranës. E nënvizoi këtë kulm të vetin në një intervistë ku rishikoi sukseset profesionale. “Të fitosh Champions League me Porton nuk është e njëjta gjë si ta fitosh me Barcelonën, – tha Mourinho për “Sportybet”. – Ta fitosh Champions League me Interin nuk është e njëjta gjë si ta fitosh me Real Madridin. Dikush mund të thotë: ‘Po mirë, por ti ishe te Real Madridi dhe nuk e fitove Champions League’. Unë nuk fitova Champions League atje, por fitova kampionatin dhe Kupën, mundësova fitoret mbi Barcelonën, skuadrën më...