E krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, skulptura e Dame Barbara Hepworth do të qëndrojë në Angli

E krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, skulptura e Dame Barbara Hepworth do të qëndrojë në Angli

Një vepër arti e krijuar gjatë luftës së dytë botërore e skulptores britanike Dame Barbara Hepworth do të qëndrojë përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një galeri arti ka arritur me sukses të mbledhë shumën prej 3.8 milionë paundësh për blerjen e skulptures. Pas një fushate intensive, e cila përfundon më 27 gusht , galeria Hepworth Wakefield siguroi fondet përmes shumës së 2,800 donacioneve publike, si dhe shërbimeve institucionale nga Fondi Kombëtar i Trashëgimisë së Lotarisë me 1.89 milionë paund dhe një grant prej 750,000 paundësh nga fondi i Artit. Skulptura në formë ovale në ngjyrë blu të zbehtë, e krijuar në vitin 1943 gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një nga veprat e rralla me gdhendje druri të bëra nga artistja e lindur në...