Tirana-Partizani, zbulohen formacionet zyrtare në derbi

Tirana-Partizani, zbulohen formacionet zyrtare në derbi

Tirana dhe Partizani përballen mes tyre këtë të Hënë, në derbin e fundit të sezonit.Dy ekipet do të kërkojnë me çdo kusht triumfin në stadiumin “Arena Kombëtare”, për të mos rrezikuar objektivat që kanë. Bardheblutë në fakt e kanë jetike fitoren, për shkak se renditen në vendin e fundit dhe një tjetër rezultat negativ, do i afronte me Kategorinë e Parë. Në krahun tjetër, Partizanit i rrezikohet vendi i katërt nga Elbasani dhe për këtë arsye kërkon të marrë 3 pikët ndaj rivalëve të qytetit.Tre përballjet e mëparshme të këtij sezoni, janë mbyllur në barazim dhe ekipet synojnë të thyejnë këtë trend. Sfida do të luhet në “Arena Kombëtare” duke nisur nga ora 20:00. Pak minuta para fillimit, dy trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Skënder Gega,...