Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Momente paniku në aeroportin e Malpensës, një person shkatërron monitorët me çekiç dhe sulmon stafin, i vë zjarrin koshave të mbeturinave
Itali – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Terminalin 1 të aeroportit të Malpensës. Një burrë, i cili dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose substancave narkotike, është paraqitur në zonën e check-in me një çekiç në dorë, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Fillimisht ai ka nisur të godasë dhe shkatërrojë monitorët e imbarkimit, ndërsa më pas ka tentuar t’u vërë zjarrin koshave të mbeturinave. Personeli i aeroportit ndërhyri menjëherë, por burri u bë agresiv edhe ndaj tyre, duke u përpjekur t’i qëllonte me çekiç. Vetëm falë ndërhyrjes së një operatori, i ndihmuar nga disa pasagjerë që ndodheshin në radhë, u arrit të neutralizohej agresori para se të shkaktonte lëndime. Zjarrfikësit shuan menjëherë flakët dhe siguruan zonën, ndërsa policia...