Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
U kapën duke kulitvuar kanabis, arrestohen 2 persona në Vaun e Dejës
Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar dy shtetas, pasi u kapën duke kultivuar 351 bimë narkotike në fshatin Fshat i Ri. Në pranga kanë rënë S. U., 45 vjeç, banues në Durrës dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj. Dyshohet se ata kishin kultivuar bimët narkotike në dy parcela, të cilat më pas u asgjësuan me anë të djegies. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.