Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
I ofroi seks me para, por e grabiti klientin bashkë me shokun, merr fund arratia e 49-vjeçares
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-E shpallur në kërkim prej dy ditësh, 49-vjeçarja Alma H. e cila ndodhej në arrest shtëpie është vendosur në pranga. Alma akuzohet se i vodhi një 44-vjeçari lekët dhe celularin në bashkëpunim me shokun e saj, Robert Laminca. Konkretisht Alma nën masën e arrestit shtëpiak ka thirrur në banesën e saj një 44-vjeçar, duke i ofruar këtij të fundit marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, por në bashkëpunim me 40-vjeçarin i mori me dhunë 44-vjeçarit, në banesë, celularin dhe një shumë parash. Ajo akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Njofimi i policisë: Durrës/ Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçarja e shpallur në kërkim 2 ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Last...