Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Momenti dramatik kur shkëputet shkëmbi në ishullin e Santorinit në Greqi, publikohen pamjet
Një rrëshqitje masive dhe e frikshme dherash ka goditur ishullin e Santorinit, duke u shembur drejt detit dhe duke mbuluar me re pluhuri fshatin piktoresk në Greqi, ndërsa dhjetëra turistë panë skenën e tmerrshme. Ngjarja ndodhi vetëm gjashtë muaj pasi ishulli turistik ishte përballur me një seri të jashtëzakonshme tërmetesh. Pamjet filmike tregojnë një shtresë të madhe dheu e shkëmbinjsh që shkëputet papritur nga shpati i thepisur dhe përplaset me zhurmë në ujë, duke mbuluar të gjithë zonën me mjegull pluhuri. Ekspertët lokalë thanë se rrëshqitja ndodhi për shkak të kombinimit të aktivitetit sizmik dhe ndërtimit të pakontrolluar në ishull, shkruan A2 CNN. Santorini, i njohur për bukurinë e ndërtesave të bardha me kube blu, është një ishull me gjeomorfologji të brishtë, duke e bërë...