Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rivaliteti me Kinën, Marina Amerikane po ndërton një flotë dronësh detarë
Gjatë një prove detare amerikane në brigjet e Kalifornisë muajin e kaluar, e cila ishte projektuar për të shfaqur anijet-dronë më të mira autonome (pa telekomandë) të Pentagonit, një anije ngeci papritur. Sipas mediave të huaja, ndërsa zyrtarët nxituan të rregullonin një problem me softuerin, një tjetër anije autonome u përplas në anën e djathtë të anijes që ishte në gjendje të papërdorshme, u hodh mbi kuvertë dhe u rrëzua përsëri në ujë. Episodi i pa raportuar më parë, i cili përfshinte dy anije të ndërtuara nga rivalët amerikanë të teknologjisë së mbrojtjes Saronic dhe BlackSea Technologies, është një nga një sërë pengesash të kohëve të fundit në përpjekjen e Pentagonit për të ndërtuar një flotë anijesh-dronë autonome, sipas një sërë personave të njohur me...