“PSG, klub i çmendur. Bleu Neymar për 222 milionë, tri javë më pas mori edhe Mbappé për 180…”

“PSG, klub i çmendur. Bleu Neymar për 222 milionë, tri javë më pas mori edhe Mbappé për 180…”

Julian Draxler u transferua te PSG në merkaton e dimrit të vitit 2016. Ishte 23 vjeç, vinte nga Wolfsburgu dhe klubi parizien pagoi rreth 40 milionë euro, plus bonuse. Për të hapej një etapë e re dhe premtuese. Pas 5 vitesh te parizienët, më 1 shtator 2022 u huazua një sezon te Benfica dhe më pas, në vitin 2023, u shit tek Al-Ahli i Katarit, ku luan ende sot. Në intervistë për “Le Parisien”, gjermani kujton periudhën e tij me dritë-hije te PSG: “E dua Parisin, gjithmonë më ka pëlqyer, edhe pse rashë pre e një tentative grabitjeje, që ndodhi pak para se të transferohesha në Katar. I thashë gruas sime: Mendoj se duhet të shkojmë në Katar. Ishte ai detaj i vogël shtesë që...