Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Uragani Erin kërcënon Bregun Lindor të SHBA-ve me dallgë shkatërruese dhe rryma të rrezikshme detare
Uragani Erin, aktualisht i kategorisë 2 po shkakton rryma të rrezikshme dhe dallgë të larta në pjesën më të madhe të Bregut Lindor të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë që nuk pritet të godasë drejtpërdrejt tokën, ndikimi i saj në brigje është i ndjeshëm dhe i rrezikshëm. Pjesa më e prekur pritet të jetë Outer Banks në Karolinën e Veriut, ku priten dallgë shkatërruese dhe ngritje e nivelit të detit, sipas CNN. Guvernatori i Karolinës së Veriut, Josh Stein, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme të martën, për të lehtësuar mobilizimin e burimeve në përgatitje për ndikimet e uraganit. Efektet më të rënda priten të fillojnë nga dita e mërkurë. Pavarësisht se nuk do të godasë drejtpërdrejt, Erin po shkakton probleme serioze. Në Karolinën e Veriut janë...