Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Negociatat Rusi-Ukrainë/ Putini bisedë telefonike me Erdogan
Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi sot në telefon me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan gjendjen e negociatave për Ukrainën, Sipas Kremlinit, Putin theksoi “me kënaqësi ndihmën e ofruar nga Turqia” në negociatat ruso-turke të zhvilluara deri më tani në Stamboll. Kjo telefonatë vjen disa ditë nga takimi i Putinit me presidentin amerikan Donald Trump dhe takimit të këtij të fundit me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë në Shtëpinë e Bardhë. Top Channel