Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mirë Ramën, por tani duhet të durojmë edhe Linditën me disa mbiemra!
Nga Çim Peka/ Me arrogancën e një gruaje që ka shkëputur çdo lidhje me moralin dhe realitetin, nëse ka pasur ndonjë herë, prej tre ditësh portalet e Ramës botojnë porositë e Linda Ramës nga një autointervistë e saj. Shprehte “keqardhjen” për shtëpitë e prishura në Theth, por në mungesë të ambasadores së SHBA në Tiranë, u bënte të qartë malokëve të Thethit se nuk mund të ndërtoni pa leje. A thua se kjo gruaja dhe burri i saj nuk ndërtojnë pa leje prej dekadash. Madje edhe dhe kulla pa leje në mes Tiranës. Më epikja ishte verdikti i kësaj sovraneje nga morali, kundër deputetëve të opozitës që denoncuan milionat që merr gjoja për të kontrolluar qeverinë e burrit të saj. Duhej tu vijë turp thoshte...