Vrasja e Besmir Kumrisë! Banorët e fshatit: U bënë njerëzit si bagëti! Kishin konflikte për tokën

Vrasja e Besmir Kumrisë! Banorët e fshatit: U bënë njerëzit si bagëti! Kishin konflikte për tokën

Besmir Kumria dhe fqinjët DIVJAKË-Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi këtë të mërkurë në zonën e Divjakës, ku si pasojë e një konflikti, 32-vjeçari Besmir Kumria u vra me thikë nga 25-vjeçari Xhesion Toromeni. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si shkak i një konflikti që kishin familja e autorit dhe viktimës për një kanal vaditës në fshat. Në lidhje me krimin kanë folur edhe banorët e fqinjët e familjeve në konflikt, të cilët janë shprehur se viktima ishte një njeri i qetë, jo konfliktual dhe punëtor. Në banor i zonës ka deklaruar se dy familjet Kumria dhe Toromeni kanë pasur konflikte për tokën, të cilat nuk i kanë zgjidhur dot. Ai shprehet se janë familjarët që duhet të ishin parandalues dhe baballarët duhet të mos i lenë konfliktet të përcillen...