Sistemi i ri i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore, shpallet fituesi i kontratës 9.2 mln euro

Sistemi i ri i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore, shpallet fituesi i kontratës 9.2 mln euro

Sistemi i ri i menaxhimit të çështjeve gjyqësore do të ndërtohet për 9.24 milionë euro. Të paktën kjo është oferta e shpallur fituese nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për kontratën “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS)”. Sipas shpalljes së bërë këtë të mërkurë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, kompania fituese është KREATX. Procedura në fjalë u çel në shkurt të këtij viti dhe synon të unifikojë në një të vetëm dy sisteme të ndryshëm.Në dokumente thuhet se që nga viti 2005, në gjykatat shqiptare funksionojnë dy sisteme të ndryshme elektronike të menaxhimit të çështjeve (ArklT dhe ICMIS). Aktualisht rezulton se nga 38 gjykata në territorin shqiptar, 36 prej tyre përdorin sistemin ICMIS. Ndërsa vetëm dy gjykata, përkatësisht Gjykata e Rrethit...