Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Plagosje me thikë në Kurbin, arrestohet 33-vjeçari i dyshuar si autor
Pas vrasjes në Divjakë të një 32-vjeçari, një tjetër konflikt po me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kurbin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar nga fshati Gjormë i Kurbinit. Policia identifikoi dhe arrestoi autorin, një 33-vjeçar nga Laçi. Sipas uniformave blu, konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta.