Kultivuan qindra bimë kanabisi në parcela, dy të arrestuar në Vaun e Dejës

Kultivuan qindra bimë kanabisi në parcela, dy të arrestuar në Vaun e Dejës

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se kultivuan qindra bimë kanabisi në Vaun e Dejës. Sipas uniformave blu, u arrestuan shtetasit me iniciale S.U., 45 vjeç, banues në Durrës dhe shtetasi Gj.Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj. Ndërkohë 351 bimët u gjetën në Fshatin e Ri. Njoftimi: Vau i Dejës/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”. Kishin kultivuar 351 bimë narkotike, në fshatin Fshati i Ri, kapen në flagrancë në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan...