Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Donald Trump urdhëron që muri kufitar jugor në Meksikë të lyhet me bojë të zezë, për të ndaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christie Noem, njoftoi të martën se muri në kufirin SHBA–Meksikë po lyhet me ngjyrë të zezë, një masë që synon të vështirësojë ngjitjen e emigrantëve që përpiqen të kalojnë ilegalisht në territorin amerikan. Në një konferencë për shtyp të mbajtur para murit në zonën Santa Teresa, New Mexico, Noem tha se ky veprim është ndërmarrë me kërkesë të Presidentit Donald Trump. “Kur një sipërfaqe lyhet me të zezë, ajo mbledh më shumë nxehtësi dhe bëhet më e vështirë për t’u ngjitur” deklaroi ajo, sipas raportimit të Newsweek. Ndërtimi i murit kufitar ishte një nga premtimet kyçe të fushatës së Donald Trump në vitin 2016. Gjatë mandatit të ish-Presidentit Joe Biden, puna në mur u pezullua në pjesën më të...