Seanca konstituive për Kuvendin rinis me dy dështime, vijon ngërçi politik në Kosovë

Seanca konstituive për Kuvendin rinis me dy dështime, vijon ngërçi politik në Kosovë

Kosova nuk ka arritur ende të dalë nga ngërçi politik në të cilin është futur prej 15 prillit. Pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës u mblodh sot për rë rinisur seancat konstituive, por takimi përfundoi me dy dështime të reja. Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje propozoi si kryetare Kuvendi sërish  Albulena Haxhiun dhe më pas Donika Gërvallën. Por asnjëra prej tyre nuk arriti të marrë 61 votat e nevojshme për tu zgjedhur kryetare Kuvendi. Secila mori nga 57 vota pro, 56 kundër e nga 3 abstenime. Pas dështimit, seanca e radhës është shtyrë për më datë 22 gusht. Menjëherë erdhën edhe reagimet nga partitë opozitare. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij vazhdon me qëndrimin se voton vetëm një kandidat...