Nuk ka dakordësi! Dështon sërish seanca, Kosova ende pa Kuvend

Nuk ka dakordësi! Dështon sërish seanca, Kosova ende pa Kuvend

Kosova vijon të mbetet pa Kuvend. Edhe në seancën e sotme, LVV propozoi dy kandidatura: Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvall; por asnjëra prej tyre nuk arriti të merrte 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryetare e Kuvendit. Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga LVV-ja të propozonte kandidatin për kryeparlamentar, votimi për të cilin u mbajt në formë të hapur. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje propozoi në fillim Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares. Albulena Haxhiu dështoi të zgjidhej kryeparlamentare. Glauk Konjufca propozoi më pas Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej. Por as Donika Gërvalla nuk arriti të zgjidhej kryeparlamentare, pasi nuk i mori 61 votat e nevojshme. Në të dy votimet, kandidatet morën nga 57 vota pro, 56 kundër e nga...