Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Çmimet e referencave/ Profesionistët letër Ministrisë së Financave: Nuk përjashtojnë pastrimin e parave, do shtrenjtojnë apartamentet
Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) me një letër drejtuar Ministrisë të Financave ngre shqetësimin se projektvendimi i propozuar për përcaktimin e çmimit të referencës për shitblerjen e apartamenteve në rrethe, nuk pasqyron realitetin e tregut të pasurive të paluajtshme dhe rrezikon të deformojë tregun dhe të shtrembërojë çmimet mesatare të apartamenteve. Ndër problematikat kryesore për të cilën ngrihet shqetësimi lidhet me transparencën e metodologjisë së çmimeve referencë dhe vendosjen e një vlere dysheme. Në analizën e detajuar për projektvendimin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj” profesionistët e lirë theksojnë se në formën aktuale, drafti për përcaktimin e çmimeve të referencës nuk jep asnjë...