Qeveria do të importojë vetë naftë dhe do t’ua shpërndajë kompanive! Ekspertët: Do të ulet çmimi

Qeveria do të importojë vetë naftë dhe do t’ua shpërndajë kompanive! Ekspertët: Do të ulet çmimi

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Qeveria do të dalë në bursat e huaja dhe do të blejë naftë e më pas do ua shpërndajë kompanive në vend, me synim që të ulet çmimi për qytetarët shqiptar. Ky hap u njoftua nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se qëllimi është ulja e çmimit të karburanteve, por pa dhënë deteje për skemën që do të ndiqet. “Të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Ne duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët. Besoj brenda vitit do jemi pjesë si qeveri në import dhe në shpërndarjen e naftes. Kjo gjë do të na vërë ne, në pozitën ku...