Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Alimehmeti pasardhës i Berishës? Kandidati: Duhet riformatim në PD që të fitojmë
Sali Berisha dhe Ilir Alimehmeti TIRANË-Një tjetër figurë e rëndësishme, duket se është renditur krah opozitarëve që kërkojnë riformatimin e Partisë Demokratike dhe largimin e kryetarit Sali Berisha. Bëhet fjalë për kandidatin më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, i cili beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të hapet ndaj figurave të reja. Alimehmeti shpjegon se përtej betejës për të treguar të vërtetën për farsën zgjedhore të 11 majit, PD ka dy sfida, e para beteja në parlament dhe e dyta beteja për të bërë PD parti fituese. Sipas tij për ta bërë parti fituese duhet së pari PD të hapet e të riorganizohet. “Ato parime me të cilat nisi rithemelimi; e para është hapja, që do të thotë...