Merret vendimi, shtyhet ndeshja e Superiores

Merret vendimi, shtyhet ndeshja e Superiores

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e parë të kampionatit “Abissnet Superiore”, nuk do të zhvillohet ditën e diel, më 24 gusht, por më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Kjo shtyrje vjen pas kërkesës së klubit Dinamo City, për shkak të angazhimit në fazën play-off të UEFA Conference League, ndërsa dakordësimi është arritur edhe me klubin e Teutës, i cili ka shprehur mirëkuptim për situatën dhe ka pranuar që ndeshja të luhet në një datë tjetër. Dinamo City do të zhvillojë ndeshjen e parë në play-off të Conference League ndaj Jagiellonia më 21 gusht, ndërsa