Dështon sërisht konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Haxhiu dhe Gërvalla nuk marrin votat e nevojshme

Dështon sërisht konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Haxhiu dhe Gërvalla nuk marrin votat e nevojshme

Deputetët e Kosovës kanë dështuar sërish të konstituojnë Kuvendin. Në seancën që u mbajt këtë të mërkurë (20 gusht), asnjë nga dy propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk mundi të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje propozoi fillimisht kandidaturën e Albulena Haxhiut, e cila nuk ishte pranuar nga opozita edhe në tentativat e kaluara për konstituimin e Kuvendit. Haxhiu mundi të marrë vetëm 57 vota pro, teksa 56 deputetët votuan kundër dhe 3 abstenuan. Pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej, Glauk Konjufca propozoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare. Megjithatë, as kjo e fundit nuk mundi të marrë 61 votat e nevojshme. Seanca e radhës do të mbahet më 22 gusht. Mbledhja e sotme vjen 2 ditë...