Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tare rrëzon filozofinë e Berlusconit, bëhet ‘tregtari’ më i madh i Milanit në 40 vitet e fundit
Milani nuk shiste, por blinte. Kjo ishte ideja e Silvio Berlusconit që në fillim, në mesin e viteve ’80, kur vetë u fut me forcë në sistemin e futbollit. Dhe i qëndroi besnik kësaj motoje, duke shitur vetëm Ricardo Kakà, por edhe atëherë kur karriera e tij ishte në zbritje dhe ndjesia ishte se epoka e madhe kishte mbaruar. Yonghong Li shpenzoi, por nuk shiti. Ende nuk dihet mirë me çfarë parash, por kjo është histori tjetër. Më pas erdhi “Elliott”, që vendosi të investojë, të shlyejë borxhet dhe të krijojë një klub të shëndetshëm financiarisht. Kështu, çdo vit pati shitje të rëndësishme, ose pothuajse. Në 10 vitet e fundit u ndoq një politikë kursimi te kuqezinjtë, edhe kur erdhi Covid-19 dhe shitjet ishin shumë...