Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Modric bën gjëra të jashtëzakonshme me shumë lehtësi, do të jetë figura kryesore e Milan këtë sezon”
20 Gusht 2025 11:47 Telesport Samuele Ricci është ndjerë i magjepsur nga këto ditë të para me fanellën e Milan, veçanërisht pas takimit të tij me Luka Modric. Mesfushori i kuqezinjve foli për këtë në një intervistë, ku diskutoi marrëdhënien e tij me yllin kroat. “Fola me Modric për gjëra të ndryshme, madje edhe jashtë fushe. E pyeta për Spanjën dhe ai më pyeti për gjëra të ndryshme që lidhen me Italinë. Por mbi të gjitha, folëm për shtëpitë sepse të dy po kërkojmë një në këtë faze”, tha mesfushori kuqezi. “Ai është shumë i përulur dhe është tashmë një figurë e rëndësishme në dhomën e zhveshjes te Milan. Kjo është e rëndësishme, pasi ai ka shumë përvojë dhe mund të na ndihmojë në arritjen...