Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Guardiola ndryshon mendje: Qëndroj gjatë te Siti
Sezoni 2024-25 ishte padyshim më sfiduesi që kur Pep Guardiola mori drejtimin e Mançester Sitit. Një seri prej pesë humbjesh radhazi dhe shtatë ndeshjesh pa fitore i la ‘“Citizens”’Qytetarët’ jashtë Kupës Carabao, larg garës për titullin e Premier League dhe në prag të eliminimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Vetëm falë një afati të fuqishëm transferimesh dimërore – mbi 200 milionë paund të investuara – klubi arriti t’i ndryshonte gjërat dhe të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Në këtë mjedis të trazuar, e ardhmja e Guardiolës dukej e pasigurt, aq sa emri i tij u lidh me punën në ekipin kombëtar të Anglisë, i cili mbeti bosh pas largimit të Gareth Southgate. Në fund, FA zgjodhi Thomas Tuchel, ndërsa City e...