Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vengu: Projekt modern në Kompleksin Muzeal të FA-ve në Bërzhitë
“Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë do t’i shtohen hapësira bashkëkohore që lidhin historinë me komunitetin, të shkuarën me të ardhmen”. Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ku ndër të tjera shkruan se në projektin modern, kompleksi vjen si një rrëfim arkitektonik dhe sjell më pranë qytetarit jo vetëm një muze, por edhe një hapësirë të përbashkët për kujtesë, identitet dhe bashkëjetesë. “Duke respektuar ndërtesat ekzistuese dhe natyrën, projekti parashikon shtimin e godinave dhe hapësirave funksionale për aktivitetin e përditshëm të Forcave të Armatosura dhe industrisë së mbrojtjes”, shkruan ministri Vengu.