Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
U raportua i gjetur trupi i 27 vjeçarit të ngrirë në Has, familjarët përgënjeshtrojnë lajmin
Trupi i pajetë i 27 vjeçari nga Hasi Ajet Lleshi nuk është gjendur akoma. Sipas burimeve për SYRI-n nga familjarë të 27-vjeçarit, konfirmohet se trupi i të riut që kishte dalë për të prerë dru zjarri mëngjesin e të dielës, nuk eshtë gjendur akoma. I ati Riza Lleshi që doli ta kërkonte, mbeti gjithashtu në mal, por u gjet pak para trupit të të birit, në gjendje të rëndë nga ekipet e kërkim shpëtimit. Ajeti kishte dalë në mal që prej mëngjesit të të dielës, por pasdite humbi çdo kontakt me familjen, tek të cilët kishte kërkuar ndihmë përmes telefonit pasi kishte humbur rrugën, teksa reshjet e dendura të dëborës, pamundësuan kthimin e tij në banesë si dhe vështirësuan kërkimet. Menjëherë pasi kërkoi ndihmë, familja...