Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dhunoi bashkëshorten dhe tentoi ta digjte, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë
foto ilustruese TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Mesohet se shtetasi A.Ll pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre. Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 1 një kryeqytet, ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit: -A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre. /ZËRI