Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Qëndroi një muaj në spital, Ilir Beqaj kthehet në burgun e Durrësit
Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai ka lënë ambientet e QSUT-së, ku ishte i shtruar prej disa ditësh për trajtim mjekësor, dhe është rikthyer në ambientet e paraburgimit në Durrës. Mjekët kanë vlerësuar se gjendja e tij është stabilizuar dhe nuk ka më nevojë për ndihmë të specializuar spitalore. Beqaj po gjykohet për aferën e koncesionit të sterilizimit, ku akuzohet për shkelje të ligjit dhe abuzim me fondet publike. Ndërkohë, vijon në GJKKO shqyrtimi paraprak i dosjes “SASPAC”, ku Beqaj është gjithashtu i pandehur.