Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Beqaj le spitalin, rikthehet në ambientet e paraburgimit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lë dhomat e spitalit në QSUT dhe kthehet në burgun e Durrësit. Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve konfirmuan për A2, se pak ditë më parë, pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, ish ministri është rikthyer në IEVP ku vuante masën e sigurisë “arrest në burg”. Beqaj u trajtua në shërbimin e Alergologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pas një alergjie akute të shfaqur në lëkurë. Burimet bëjnë me dije se ndodhet nën kujdesin e mjekeve në gjendje të stabilizuar. Ish-ministri, i cili qëndron në një masë sigurie “arrest në burg”, u dërgua në spital pasi shfaqi temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë. Beqaj qëndron prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për llogari të dosjes SASPAC....