Durrës, i riu plagos rëndë me gur në kokë 20-vjeçarin

Durrës, i riu plagos rëndë me gur në kokë 20-vjeçarin

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi ka plagosur rëndë duke goditur me gur në kokë një 20-vjeçar. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërkohë që autori akuzohet për ‘plagosje të rëndë me dashje’. 20-vjeçari i dëmtuar po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, në lagjen nr.15, Durrës, ka goditur me gur,...