Aksidenti në Fier-Patos, humb jetën i riu (Video)

Aksidenti në Fier-Patos, humb jetën i riu (Video)

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur dje në aksin Fier-Patos ka rezultuar fatal për 30-vjeçarin Gazment Gropa. I riu, i cili drejtonte një motomjet, humbi jetën sot nga plagët e marra. Aksidenti ndodhi dje, rreth orës 13:30, kur automjeti i drejtuar nga A. A. u përplas me motomjetin e drejtuar nga Gropa. Përplasja e fortë la të plagosur drejtuesin e motomjetit, shoferin e makinës si dhe pasagjeren, E. A. Të tre të plagosurit u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Megjithë përpjekjet e mjekëve, Gazment Gropa nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë ditën e sotme.