Paratë dhe ushtarët, pse Putin këmbëngul të takohet me Zelenskyn

Paratë dhe ushtarët, pse Putin këmbëngul të takohet me Zelenskyn

Analizë e La Stampa Vetëm tre ditë pas samitit në Alaskë, Vladimir Putin u gjend përsëri në pozicion mbrojtës. Ndërsa Zelensky dhe aleatët europianë kanë arritur të rikthejnë presionin mbi Moskën, Putini duhet të pranojë të takohet me presidentin ukrainas dhe të diskutojë mundësitë për të bërë kompromis territorial në Donbass. Problemi kryesor është se Putini, ndryshe nga Trump, nuk njihet për fleksibilitet dhe shpesh insiston mbi qëndrimet e tij historike. Në samitin e Alaskës ai kishte sjellë dokumente që pretendonin të provonin se Rusia kishte të drejtë historike mbi Ukrainën. Por sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, i tha se SHBA-ve nuk u interesojnë pretendimet historike, duke e detyruar Putinin të pranojë të bisedojë me Zelensky-n, të cilin e konsideron “lider të paligjshëm”. Sipas...